“Kjo nuk është normale”, kongresistja demokrate mbajti një letër prapa shpinës së Trump, ia heq shpejt nga dora një republikan

0 minutes, 52 seconds Read

Kongresistja demokrate Melanie Stansbury nga New Mexico mbajti një letër ku shkruhej “Kjo nuk është normale” derisa presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti ligjvënësit duke hyrë para se të mbante fjalimin e tij në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Por, më pas republikani Lance Gooden nga Teksasi i hoqi shenjën nga duart Stansburyt, shkruan CNN.

Trump më 4 mars mbajti një fjalim para Kongresit ku ndër të tjera tha se Ukraina është gati të fillojë negociatat e paqes “sa më shpejt të jetë e mundur”, me sinjale të forta se Rusia është gjithashtu gati për një marrëveshje.

Gjatë fjalimit,  presidenti amerikan lexoi me zë të lartë një letër që tha se kishte marrë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“E vlerësoj që ai e dërgoi këtë letër”, tha Trump.

Toni i Trump krijoi një përshtypje për një ftohje të mundshme të ashpërsisë midis dy liderëve që u pa në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Publikime te ngjashme