Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba lëshoi një model të ri të Inteligjencës Artificiale të mërkurën dhe pretendon se e kalon rivalin e tij DeepSeek.
Njoftimi vjen pasi start-upi kinez i AI DeepSeek tronditi tregjet të hënën – në SHBA dhe Evropë – pasi kompania pretendoi se AI i saj është më kosto-efektive dhe performon më mirë se modelet kryesore amerikane, shkruajnë mediat e huaja.
Alibaba tani pretendon se modeli i saj i ri i AI, Qwen 2.5-Max, një burim i hapur, është edhe më mbresëlënës se ai i DeepSeek, duke ushtruar presion mbi rivalët e tij vendas dhe jashtë shtetit.
Gjiganti i tregtisë elektronike tha se Qwen 2.5-Max është gjithashtu në gjendje të tejkalojë GPT-4 të OpenAI dhe Llama-3.1-405B të Meta (META).
Çmimet e aksioneve të Alibaba u rritën me 1.2% në kohën e shkrimit, ndërsa aksionet e saj u rritën me 25% në gjashtë muaj.
Investitorët do të vëzhgojnë se si do të zhvillohet kërkimi i dominimit të AI, ndërsa konkurrenca midis titanëve të teknologjisë vazhdon të rritet.
Kujtojmë se pas përditësimit të DeepSeek, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se përparimi ishte “një thirrje zgjimi” për kompanitë amerikane të teknologjisë.
Ai shprehu megjithatë besimin se kompanitë e teknologjisë amerikane do të ruajnë dominimin në industrinë e AI./Telegrafi