Kim dhe Khloe Kardashian, motrat Kardashian, ishin të ftuara në dasmën ekstravagante të djalit të miliarderit indian Mukesh Ambani.
Të dyja ndanë me ndjekësit e tyre fotografi dhe pjesë nga atmosfera e dasmës në profilet e tyre në Instagram.
Në dasmë u investuan 600 milionë dollarë dhe do të zgjasë gjithsej tri ditë, ndaj edhe ato ndryshuan disa veshje, nga fustane të thjeshta tek kostumet tradicionale indiane.
Të dyja kishin në ballë një ‘bindi’ – një pikë me ngjyra karakteristike për indianët. Ato gjithashtu publikuan video ku u shfaqen me fustane indiane të zbukuruara me diamante dhe bizhuteri të shtrenjta rreth qafës dhe kokës.
Kujtojmë që, Anant Ambani, djali më i ri i njeriut më të pasur të Azisë, u fejua në dhjetorin e kaluar me Radhika Merchant në një ceremoni në Qendrën Botërore të Kongresit Jio në pronësi të Ambanit në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai.
Në dasmë janë të ftuar edhe ish-kryeministrat britanikë Boris Johnson dhe Tony Blair, ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry, ish-kryeministri kanadez Stephen Harper dhe ish-kryeministri suedez Carl Bildt. /Telegrafi/