Kica-Xhelili tregon se si po tenton Qeveria Kurti të kontrolloj Këshillin Prokurorial të Kosovës

1 minute, 27 seconds Read

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar “reformat” e pushteti në sistemin e drejtësisë.

Kica-Xhelili në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se këto janë “reforma eksperimentale” teksa ka kritikuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

“E kam thënë më herët dhe po e them prap: Kjo nuk ka të bëj me pavarësim të sistemit të drejtësisë. Kjo ka të bëj me përfshirje të individëve të zgjedhur e votuar nga kjo shumicë parlamentare si anëtarë të KPK, që të sigurojnë se përfillen instruksionet e Qeverisë në drejtësi”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

“Reforma” eksperimentale në drejtësi

Në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) janë 13 anëtarë. Ministria e Drejtësisë (MD), me projektligjin për KPK të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, përcaktonte ta reduktojë numrin në 7.

Tani nga MD thonë që planifikojnë të jenë 19 ose 21 anëtarë. Rreth 180 prokurorë krejt Kosova, një pjesë e madhe e emëruar gjatë kësaj qeverie, e rreth 20 anëtarë – më shumë se kudo në rajon – t’i ketë KPK-ja – 10% të totalit të numrit të krejt prokurorëve.

E kam thënë më herët dhe po e them prap: Kjo nuk ka të bëj me pavarësim të sistemit të drejtësisë. Kjo ka të bëj me përfshirje të individëve të zgjedhur e votuar nga kjo shumicë parlamentare si anëtarë të KPK, që të sigurojnë se përfillen instruksionet e Qeverisë në drejtësi.

Me këtë sistem prokurorial kaq të ndjeshëm, kaq të ngathët, e me kaq mosbesim publik, kam menduar që nuk ka si bëhet më keq në një vend demokratik. E paskam pasur gabim.

Publikime te ngjashme