Kërkohet dëbimi i Ronaldos nga Arabia Saudite

0 minutes, 46 seconds Read

Një avokat saudit ka bërë thirrje që Cristiano Ronaldo të dëbohet nga Arabia Saudite pasi ai u shfaq duke bërë një gjest fyes ndaj tifozëve pas humbjes 2:0 të Al-Nassr nga Al-Hilal, shkruan DailyMail.

Një video në rrjetet sociale tregonte se 38-vjeçari kapi organin gjenital teksa largohej nga fusha, ndërsa tifozët brohorisnin emrin e Lionel Messit.

Për këtë incident ka reaguar avokati Nouf bin Ahmed, i cili kërkon që Ronaldo të dënohet ashpër për veprimet e tij.

“Kjo konsiderohet një krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që përfshin arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, ka shkruar Ahmed në Twitter.

Ai është zotuar se do të bëjë një kallëzim penal në prokurorinë saudite për “krimin e paturpësisë publike”.

Gjesti i Ronaldos ka tërhequr kritika të mëdha në opinionin saudit.

Publikime te ngjashme