Kandidatët për deputet tashmë e dinë sa vota morën në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV 40.90%, Kurti më i votuari

1 minute, 16 seconds Read

KQZ përfundon numërimin e votave: LVV kryeson me 40.90%, Albin Kurti më i votuari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë dhe ka verifikuar votat për subjektet politike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 40.90% të votave, ndërsa Albin Kurti është kandidati më i votuar për kryeministër me 290,729 vota. Pas tij, ndër më të votuarit në LVV janë Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Arben Vitia.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 22.03% të votave, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë 164,368 vota. Në listën e më të votuarve të PDK-së renditen Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Jakup Nura dhe Nait Hasani.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pa përfshirë votat e diasporës dhe ato me kusht, ka marrë 17.64% të votave, ndërsa Lumir Abdixhiku ka grumbulluar 126,280 vota si kandidat për kryeministër. Të dhjetë më të votuarit në radhët e LDK-së janë Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Armend Zemaj dhe Gazmend Muhaxheri.

Numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta pritet të përfundojë në ditët në vijim.

Publikime te ngjashme