Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjen tarifave të vendosura për këto vende nga Trump!

1 minute, 35 seconds Read

Kanadaja dhe Meksika kanë paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj SHBA-së, pasi presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke vendosur tarifa në importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina, raporton “BBC”.

Trump tha se SHBA-ja do të vendosë 25 për qind taksa në importet nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe 10 për qind mbi tarifën aktuale ndaj importeve nga Kina. Ai tha se po merr këto veprime të ashpra për ta ndaluar migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Qeveria e Meksikës është akuzuar për “aleancë të patolerueshme” me kartelet e drogës.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, i quajti shpifje pretendimet se qeveria meksikane ka aleancë me organizatat kriminale.

Sheinbaum i bëri thirrje SHBA-së të bëjë më tepër “për ta ndaluar trafikimin e armëve”.
Ajo ka thënë se vendi i saj është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe se “problemet zgjidhen duke biseduar e jo duke vendosur tarifa”.

Por tha se i ka dhënë instruksione ministrit të Ekonomisë të reagojë me masa tarifore dhe jotarifore. Pritet të vendosen tarifa 25 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja.

E edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se vendi i tij do të kundërpërgjigjet.
“Ne nuk duam të jemi këtu, nuk kemi kërkuar për këtë”, ka thënë Trudeau në një konferencë për media. “Por, ne do t’i mbrojmë kanadezët”.

Qeveria e tij do të vendosë 25 për qind taksa në mallrat amerikane të importuara që kapin vlerën 155 miliardë dollarë. Vendosja e tarifa do të nisë nga dita e martë.

Do të shënjestrohen birra amerikane, vena, frutat, lëngjet, perimet, parfumet, veshjet dhe këpucët, pajisjet shtëpiake, ato sportive dhe orenditë. Po ashtu druri dhe praktika do të preken nga tarifat.

Publikime te ngjashme