Kampioni absolut i botës në peshat e rënda në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq të gjitha në rrjetet sociale.
Boksieri 37-vjeçar planifikoi të fluturonte për në Valencia të Spanjës ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tyson Fury (36 vjeç) për ndeshjen në Riad (Arabia Saudite) më 21 dhjetor.
Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Usykun duke u larguar me pranga nga policia.
https://twitter.com/AliBukhari10043/status/1836140370591133889
U desh që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërhynte urgjentisht në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.
“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efikase”, shkroi Usyk në Twitter, por nuk zbuloi pse u arrestua.
Mirëpo, mediat raportojnë se ai ka pasur problem të hipte në fluturimin në të cilin ishte me gruan e tij pas një udhëtimi 14 orësh nga Kievi. Për shkak të pengesës gjuhësore dhe zemërimit dhe reagimit të Usyk, ai u arrestua përfundimisht.
Dear Friends. A misunderstanding took place. It was quickly resolved. Thanks to all who got concerned. Thanks to Ukrainian diplomats for the efficient support. And respect to Polish Police for conducting their obligations with no regards to height, weight, reach and regalia.
— Oleksandr Usyk (@usykaa) September 17, 2024
Usyk është ndoshta boksieri më i famshëm ukrainas dhe është një hero kombëtar në atdheun e tij.
Në shtator të vitit 2021, ai u bë kampion bote në versionet IBF, IBO, WBA dhe WBO dhe në maj të këtij viti fitoi edhe rripin WBC pasi mposhti Tyson Fury dhe u bë kampion i padiskutueshëm i botës. /Telegrafi