Jul Deda reagon ndaj deklaratës së Vserlos për Livian: “Skandaloz komplet, pritet zarf i zi!

0 minutes, 33 seconds Read

Pas deklaratës së Vserlos, i cili i drejtohej Livias me fjalët: “Mami jot hynte mes çifteve, ndaj është ndarë nga babai jot?”, ka ardhur një reagim i fortë nga aktori Jul Deda.

Në një postim në InstaStory, ai ka shpërndarë deklaratën e banorit, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe skandaloze.

“Ky tipi e ka keqkuptu komplet Big Brotherin. Skandaloz komplet..! Kurrë nuk e kisha dëgjuar më përpara këtë lloj ofendimi ndaj një vajze”, ka shkruar Deda në reagimin e tij.

Deklarata e Vserlos ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale, duke nxitur kritika për tonin dhe përmbajtjen e saj.

Publikime te ngjashme