Java e Eurovisionit: Gjithçka që duhet të dini

3 minutes, 8 seconds Read

Festivali evropian i këngës – ‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet me tri koncerte spektakolare në Liverpul, gjysmëfinalen e parë, gjysmëfinalen e dytë dhe finalen e madhe.

Gjysmëfinalja e parë

9 maj (e martë)

Nikoqiret Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe Julia Sanina do të shfaqen drejtpërdrejt nga Liverpool Arena, për gjysmëfinalen e parë, ku 15 shtete do të konkurrojnë për njërin nga 10 vendet për finalen e madhe të të shtunës.

Interpretimi sipas renditjes

1. Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings

2. Malta | The Busker – Dance (Our Own Party)

3. Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava

4. Letonia | Sudden Lights – Aija

5. Portugalia | Mimicat – Ai Coracao

6. Irlanda | Wild Youth – We Are One

7. Kroacia | Let 3 – Mama SC!

8. Zvicra| Remo Forrer – Watergun

9. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn

10. Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna

11. Suedia | Loreen – Tattoo

12. Azerbajxhani | TuralTuranX – Tell Me More

13. Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown

14. Holanda | Mia Nicolai & Dion Cooper – Burning Daylight

15. Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha

Gjithashtu votimi për gjysmëfinalen e parë do të bëhet nga: Franca, Gjermania, Italia.

Interpretimet gjatë intervaleve: Rita Ora, Julia Sanina, Alyosha dhe Rebecca Ferguson.

Gjysmëfinalja e dytë

11 maj (e enjte)

Nikoqiret Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe Julia Sanina do të rikthehen në Liverpool Arena për gjysmëfinalen e dytë, ku 16 shtete do të konkurrojnë për njërin nga 10 vendet për finalen e madhe të të shtunës.

Interpretimi sipas renditjes

1. Danimarka | Reiley – Breaking My Heart

2. Armenia | Brunette – Future Lover

3. Rumania | Theodor Andrei – D.G.T. (Off and On)

4. Estonia | Alika – Bridges

5. Belgjika| Gustaph – Because Of You

6. Qipro | Andreë Lambrou – Break A Broken Heart

7. Islanda | Dilja – Power

8. Greqia | Victor Vernicos – What They Say

9. Polonia | Blanka – Solo

10. Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem

11. Gjeorgjia | Iru – Echo

12. San Marino | Piqued Jacks – Like An Animal

13. Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?

14. Shqipëria | Albina & Familja Kelmendi – Duje

15. Lituania | Monika Linkyte – Stay

16. Australia | Voyager – Promise

Gjithashtu votimi për gjysmëfinalen e dytë do të bëhet nga: Spanja, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Interpretimet gjatë intervaleve: Be Who You Wanna Be, Mariya Yaremchuk, Zlata Dziunka, OTOY.

Finalja e madhe

13 maj (e shtunë)

Në finalen e madhe, 20 finalistëve do t’u bashkëngjitet fituesi i edicionit të kaluar, Ukraina dhe ‘Pesëshja e madhe’ (duke përfshirë vendin nikoqir, Mbretërinë e Bashkuar).

Tri nikoqireve në finale do të bashkëngjitet edhe Graham Norton.

Votimi

Për herë të parë mund të votohet edhe nga vendet jo pjesëmarrëse në garë, në gjysmëfinale dhe në finalen e madhe. Shikuesit nga vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar të Eurovisionit ose përmes faqes esc.vote.

Ata që shikojnë në vendet pjesëmarrëse mund të votojnë me telefon dhe SMS. Numrat përkatës do të shfaqen në ekran nga çdo transmetues pjesëmarrës dhe në esc.vote.

Shqipëria do të konkurrojë në natën e dytë gjysmëfinale me numër rendor 14.

(Foto: Instagram)

Finalistët e mëdhenj

Franca: La Zarra – Evidemment

Gjermania: Lord of the Lost – Blood & Glitter

Italia: Marco Mengoni – Due Vite

Spanja: Blanca Paloma – Eaea

Ukraina: TVORCHI – Heart of Steel

Mbretëria e Bashkuar – Mae Muller – I Wrote A Song


Në videon e mëposhtme është përmbledhja e 37 këngëve konkurruese për ‘Eurovision Song Contest 2023’. 

Si ta shikoni Eurovisionin

Gjatë performancave të drejtpërdrejta, audienca kryesisht e shikon Eurovisionin në televizion në të gjitha vendet pjesëmarrëse, si dhe në shumë vende të tjera nëpërmjet faqes së internetit të transmetuesit lokal dhe shërbimeve sipas kërkesës.

Të gjitha interpretimet e drejtpërdrejta janë të disponueshme për t’u parë në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube./Telegrafi

Publikime te ngjashme