Izraeli ngrihet në protesta masive kundër Netanjahut

1 minute, 30 seconds Read

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallant pas zbulimit të trupave të 6 pengjeve të vrarë nga Hamasi në Rripin e Gazës, përfshirë shtetasin amerikan Hersh Goldberg-Polin.

Austin shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e të gjithë pengjeve të vrara dhe zemërimin për ekzekutimin e tyre “të egër, të paligjshëm dhe imoral nga duart e Hamasit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësja Sabrina Singh.

Sekretari amerikan i mbrojtjes tha se liderët e lëvizjes islamike palestineze duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre.

Ndërkohë, Hamasi fajësoi Izraeli, si përgjegjësinë kryesor për vrasjen e 6 pengjeve. Në një intervistë për transmetuesin arab Al Jazeera, nënkryetari i Byrosë Politike të lëvizjes islamike Khalil al-Hayya tha se kjo gjë nuk do të kishte ndodhur nëse Izraeli do të kishte rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Sipas A2 CNN, al-Hayya u shpreh se Hamasi kishte treguar fleksibilitet në negociata, duke përfshirë uljen e numrit të të burgosurve palestinezë që do të liroheshin, gjë që ishte kërkuar dhe pranuar dhe në propozimin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së,

Situata u paraqit e tensionuar edhe në Izrael pas vrasjes së pengjesve, ku mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit për të kërkuar dorëheqjen e Netanjahut.

Manifestuesit, të cilët sipas organizatorëve ishin mbi 500 mijë, fajësojnë drejtpërdrejt qeverinë si përgjegjëse në dështimin e lirimin të pengjeve, të cilët po vriten dita ditës nga militantëve palestinezë.

Publikime te ngjashme