Isufaj: Deklaratat denigruese ndaj prokurorëve minojnë drejtësinë

2 minutes, 17 seconds Read

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se nuk e di nëse është intervistuar dikush ndonjëherë në Zyrën e Kryeministrit, ashtu siç ka kërkuar kryeministri aktual, Albin Kurti, të japë dëshminë e tij, të kërkuar nga Prokuroria Speciale. Isufaj ka thënë se gjatë kohës sa është në krye të këtij posti, nuk ka pasur raste të tilla.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe ta shmangë retorikën që synon politizimin e drejtësisë.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie të dëshmisë është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, andaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas atë që unë di dhe që mendoj se duhet bërë”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklaratat denigruese dhe fyerjet ndaj prokurorëve minojnë integritetin dhe sistemin e drejtësisë.

“Sistemi Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk janë për të bërë skenarë, ne punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë dhe nuk bëjmë dallime as për nga pozita as për nga emërimi. Unë nuk kam informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në zyrën e Kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë, por unë nuk e di. Në këto pesë vjet sa jam kryeprokuror i kësaj prokurorie, raste të tilla nuk ka pasur. Deklaratat denigruese dhe fyerjet ndaj prokurorëve dhe Prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin dhe sistemin e drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Isufaj ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë sfidues. Sipas tij, Prokuroria Speciale është marr me raste komplekse dhe delikate, duke punuar pa kompromis.

“Këto sfida nuk janë profesionale por edhe morale. Angazhimi me partnerët ka qenë një shtyllë themelore. E kuptojmë se suksesi PSRK është me avokat, polic etj. Synimi jonë është të promovojmë barazinë para ligjit”, ka thënë ai. Isufaj ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet prioritet. Gjithashtu ka thënë seë hetimi dhe ndjekja e krimit të organizuar ëahtë intensifikuar.

Publikime te ngjashme