Ish kryeministri britanik Boris Johnson, bëhët babai i fëmijut të tetë!

0 minutes, 47 seconds Read

Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër të një djali. Në muajin Maj, çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Ishte gruaja e tij, Carrie ajo që bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se fëmija ka lindur më 5 Korrik në orën 9:15 të mëngjesit.

Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson. Carrie ndau edhe disa foto të vogëlushit ku ajo shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.

59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në Maj 2021.

Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.

Publikime te ngjashme