Ish-krerët e UÇK-së dalin para trupit gjykues, mbahet seanca e fundit për këtë muaj

1 minute, 22 seconds Read

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca pritet të fillojë në ora 00:00, sipas raportimeve të IndeksOnline.

Dëshmitari Ismet Tara sfidon prokurorinë

seancën e djeshme, para trupit gjykues doli si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), ish-komandanti Ismet Tara. Gjatë dëshmisë së tij, ai përsëriti se nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurores, duke e akuzuar atë se ka humbur qëllimshëm një dokument që ai po e kërkon.

Kur mbrojtja e Kadri Veselit e pyeti për përmbajtjen e saktë të dokumentit, Tara deklaroi se:

“Ai dokument nuk është përshkruar në prezencën time, nuk më është treguar kurrë, as nuk më është dhënë për ta lexuar, as nuk e kam nënshkruar dhe nuk kam pasur njohuri për të për pesë vite me radhë. Vetëm më 19 të mërkurën, gjatë përgatitjes me stafin e prokurores, më është treguar për herë të parë. Ai përshkruan sikur unë të kisha thënë se UÇK-ja ka kryer krime, ka vrarë civilë, ka djegur shtëpi dhe ka bërë krime jonjerëzore. Ky është një dokument me dy fletë që unë nuk e kam nënshkruar kurrë”, deklaroi ai.

Seancat gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve pritet të sfidojë më tej provat dhe dëshmitë e prokurorisë.

Publikime te ngjashme