Internet falas në çdo cep: Balla zbulon projektin që nis nga Tirana dhe shtrihet në 61 bashki

0 minutes, 48 seconds Read

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se në Tirana ka nisur ofrimi i internetit Wi-Fi falas në disa prej hapësirave më të frekuentuara publike.

Sipas tij, ky shërbim tashmë është aktiv në Pazari i Ri dhe Sheshi Skënderbej, duke synuar rritjen e aksesit për qytetarët dhe vizitorët në kryeqytet.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Balla theksoi se bëhet fjalë për projektin WiFi4WB, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria gjermane, në kuadër të nismës EU4Digital.

Ai bëri të ditur se ky projekt synon të zgjerohet më tej, duke përfshirë 61 bashki dhe 73 hapësira publike në të gjithë vendin, si pjesë e përpjekjeve për digjitalizimin e Shqipërisë.

Sipas Ballës, ofrimi i internetit falas është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së barazisë në qasje dhe krijimit të më shumë mundësive për qytetarët në epokën digjitale.

Publikime te ngjashme