Instagram ashpërson masat, nisin kufizimet e reja për të mbrojtur adoleshentët

1 minute, 4 seconds Read

Rrjeti social Instagram po implementon një sërë kufizimesh të reja dhe më të rrepta në llogaritë e adoleshentëve, me qëllim mbrojtjen e tyre nga përmbajtjet e papërshtatshme. Kompania Meta, e cila prezantoi llogaritë e dedikuara për këtë grupmoshë një vit më parë, tashmë po kalon në një nivel të ri sigurie.

Fillimisht, adoleshentët u zhvendosën automatikisht në llogari më private, por me ndryshimet e fundit, ata nuk do të mund të ndjekin apo të shohin më përmbajtje nga profile që “ndajnë rregullisht përmbajtje të papërshtatshme për moshën”. Meta bën të ditur se këto llogari do të bllokohen gjithashtu nga rekomandimet dhe rezultatet e kërkimit për përdoruesit e mitur.

Për më tepër, Instagram do të bllokojë një gamë të gjerë termash kërkimi “për të rritur”, si “alkool” apo “gjakderdhje”, përfshirë edhe gabimet e qëllimshme drejtshkrimore që përdoren për t’iu shmangur filtrave.

Për prindërit që kërkojnë kontroll edhe më të rreptë, platforma po shton një opsion të ri të quajtur “përmbajtje e kufizuar”, i cili do të filtrojë materialet “edhe më shumë”, ndonëse detajet e plota ende nuk janë bërë publike./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme