Incidenti rrëqethës në Fier: tentoi të vidhte banesën, gjendet i pajetë me trupin e bllokuar në dritare

1 minute, 3 seconds Read

Një ngjarje tejet e pazakontë dhe me fund tragjik është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Gjatë një tentative për vjedhje, një burrë rreth moshës 40-vjeçare, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka ndërruar jetë pasi gjysma e trupit i mbeti e bllokuar në dritare.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Nikollaq Lule, vëllai i pronarit të shtëpisë, banesa trekatëshe i përket shtetasit Uan Lule. Ky i fundit nuk ndodhej në vendngjarje, pasi prej rreth një muaji ka udhëtuar drejt Greqisë për të vizituar fëmijët e tij.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Rrethanat e zbulimit të kësaj ngjarjeje tronditëse lidhen me fqinjin që kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë. Ai ka parë trupin e pajetë të personit të ngecur në dritare dhe ka njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilat mbërritën me shpejtësi për të kryer këqyrjen e vendit.

Trupi i pajetë i të riut është transportuar drejt morgut të Fierit për veprime të mëtejshme. Policia po punon intensivisht për identifikimin e plotë të viktimës, pasi gjatë kontrollit fillestar nuk janë gjetur dokumente identifikimi në veshjen e tij. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme