Hekuran Murati, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, ka pasur shumë lëvdata në lidhje me platofrmën e punësimit “Superpuna”, që u dizajnua nga Qeveria Kurti.
Murati ka shkruar se gjatë 11 muajve, përmes Superpunës, janë punësuar 9.400 të rinj.
Tutje, ministri Murati ka treguar se gjysma e të punësuarve kanë qenë gra.
“Superpuna tani zgjerohet për të përfshirë grupmoshat 18-29 vjeç.
9,400 të rinj të punësuar për 11 muaj.
67% e atyre që kanë kompletuar Superpunën, kanë vazhduar punë me kontratë të rregullt.
50% e të punësuarve janë vajza.” – ka shkruar ai.