“I depërtuar nga armiqtë tanë në sistemin politik”- Haradinaj sërish e akuzon Kurtin se është njeri i Serbisë

0 minutes, 55 seconds Read

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar përsëri kryeministrin Albin Kurti se po i shërben Serbisë dhe Rusisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se me sjelljen e tyre Kurti dhe një pjesë e VV’së, janë shërbëtorë të mirë të Serbisë e Rusisë.

“Sjellja e Kurtit del jo vetëm nga ato bindjet tradicionale të besnikërisë ndaj aleatëve, por po del edhe nga kontrata të cilat ka obligime. Thyerja e kontratave me këdo nuk është një shembull i mirë sepse në të ardhmen nuk të beson më. Unë mendoj që pasojat që po i shkakton Kurti nuk janë vetëm edhe një etapë e re e të menduarit politik e një gjenerate ndryshe, unë mendoj që është më thellë puna, është rezultat i punës së mirë të kundërshtarëve politikë të Kosovës dhe aleatëve tonë. Unë mendoj sido që ta pasqyrojnë këtë sjelljen e tyre Kurti dhe VV pjesa më e madhe e tyre, ju sigurojë që janë shërbëtorë të mirë të Serbisë e Rusisë”, tha Haradinaj.

Publikime te ngjashme