I akuzuari për vrasjen e dy policëve në Podujevë: Për 20 vjet s’kanë lënë të zezë pa më ba politika dhe mediat e lidhura me PDK-në

0 minutes, 57 seconds Read

Prishtinë-Bedri Krasniqi i cili bashkë Alban Dezdari  po akuzohen për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjatë dhënies së fjalës së tij përfundimtare ka deklaruar se për 20 vjet nuk kanë lënë të “zezë” pa i bërë politika dhe mediat sipas tij të lidhura me PDK-në.

Krasniqi deklaroi se që 20 vite është akuzuar nga politikanë dhe se me akuzat ndaj tij janë bërë të njëjtit ministra e deputet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Që 20 vite nuk kanë lanë gjë të zezë pa bë për mu, ju veç e dini që jom njeri ma i keqi në nivel kombëtar sipas politikës dhe sipas mediave që janë kanë të lidhura me PDK. Edhe asnjë person nuk e kam kërcënu asnjëherë. Këta nuk e kam lanë për shkak të frikës të … e as për shkak të frikës së ndonjë dënimi eventual të gjykatës. Me gjithë respektin. E kuptoj detyrën dhe punën tuaj”, ka deklaruar i akuzuari Krasniqi.

Publikime te ngjashme