Hyri në fuqi ndalimi i veshjes së burkave në Zvicër, do të ketë disa përjashtime

0 minutes, 54 seconds Read

Ligjet e kritikuara mbi “ndalimin e burkës” në Zvicër dhe ligji i ri për luftimin e martesave të fëmijëve, forcimin e energjisë së ripërtëritshme dhe parandalimin e falimentimit të bankave të mëdha hynë në fuqi më 1 janar 2025.

Ndalimi i mbulimit të fytyrës në vende publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkës”, parashikon gjoba deri në 1000 franga zvicerane (rreth 1066 euro) për shkelësit.

Iniciativa kundër burkës u miratua nga 51.2 për qind e votuesve zviceranë në mars të vitit 2021, shkruan swissinfo.Ligji përjashton mbulimin e fytyrës për arsye sigurie, moti, ose shëndeti, si dhe për qëllime artistike, argëtimi ose reklame.

Me këtë ligj, Zvicra është afruar më shumë me Bashkimin Evropian, me të cilin shpesh ka pasur mosmarrëveshje juridike.

Zvicra i është bashkuar pesë vendeve të tjera evropiane që kanë miratuar ndalime të ngjashme: Franca dhe Belgjika ishin të parat që ndaluan burkën në vende publike në vitin 2011, të ndjekura nga Bullgaria në 2016, Austria në 2017 dhe Danimarka në 2018./Telegrafi

Publikime te ngjashme