Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur sonte edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe parashikimin e tij se si do të rrjedhin ato.
Ai ka thënë se partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK do t’i kenë së bashku mbi 60 deputetë, shkruan Ballkani.info.
“PDK- LDK – AAK do t’i kenë minimum nga 20 deputetë, mbi 60 së bashku”, ka thënë ai në Dukagjin.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i afrohet 30 deputetëve.
“Koalicioni AAK-Nisma do t’i ketë mbi 140 mijë vota, kurse në zgjedhje pritet të marrin pjesë rreth 700 mijë votues”, ka thënë lideri i AAK-së. /Ballkani.info