Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin dhe kolegët e tij se kanë vendosur ta vështirësojnë jetën në Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë mundësinë që të kthehen në votim të hapur, por se ata po refuzojnë.
Ai pas dështimit të seancës konstituive për të 39-ën herë, tha se ata si AAK u angazhuan për ta kthyer votimi i hapur, por situatë e vështirë
“Është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e ka ndarë mendjen me vështirësuar jetën e Kosovës, me bërë edhe më keq. Pra ua ka dhënë mundësin gjykata të kthehen në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rënd…është vështirë me këtë njeri”, th ai.
Ai tha se bënë një lloj proteste por është një situatë e rënd për vendin, sepse është problem me “këtë njeri”, tha Haradinaj duke iu referuar Kurtit.