Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, elektorati i LDK-së ka pirë, përtypur e ka gëlltitur aq shumë gënjeshtra pas vdekjes së Ibrahim Rugovës nga liderët e ardhur nga shërbimet e huaja, sa që kur ua thua të vërtetën, të quajnë “gënjeshtar…
Sipas tij, elektorati i LDK-, s’u ngop asnjëherë me gënjeshtra nga ata që e sollën LDK-në në 12%.
Sipas tij, kjo u vërtetua se njëmend rrena i ngjanë kredisë... “Kënaqu sot e paguaj nesër!”
“Kështu me rrena e kanë udhëhequr LDK-në, po të njëjtit që sot janë në kryesinë e LDK-së dhe faturën e morën me 12%, por sërish nuk u mbushën mend, madje as që i patën as ”dy palë”, duke vazhduar me truqe të ndryshme, por këtë do ta kuptojnë në zgjedhje nacionale. Kopja e mësuesit, për dallim nga mësuesi i tij Isa Mustafa, ky e ka filluar me një rrenë të re, të pagëzuar “Rruga e re”, duke e larguar foton e Rugovës, sa për të treguar haptazi se rruga e re e LDK-së fillon dhe indetifikohet me “Lumizmin””, shprehet Geci.
Ai thotë se kështu patën menduar edhe “Dacizmi, Isizmi, Edita Tahirizmi”, por përfunduan keq.
“Largimi i fotos së Ibrahim Rugovës para medieve, me ndikim duke menduar se tashmë Abdixhiku është bërë lider me emër e nam, duke iu besuar duartrokitjeve të një ekipi gënjeshtarësh dhe profiterësh, të cilët e mbështetin dhe e përcjellin “Lumin e rruar” me duartrokitje frenetike, për një interes të vogël, mbase për ta futur në listë deputetësh, lë përshtypjen për të menduar se “zuzarët” e mbështesin “Zuzarin” dhe fundi i tyre do jetë përtej “Rrss…””, përfundon Halil Geci.