Grupi ‘As ni cent ma shumë’ kundër shtrenjtimit të rrymës, aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së

0 minutes, 38 seconds Read

Të martën do të mbahet një aksion për të kundërshtuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë Elektrike (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15%.

Grupi “As ni cent ma shumë” nesër në orën 11:00, ka njoftuar se disa aktivistë do të zhvillojnë këtë protestë para Zyrës së Rregullatorit.

ZRrE ka paralajmëruar një rritje mesatare të tarifave të energjisë për konsumatorët prej 15%, dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë një vendim për këtë çështje në ditët në vijim.

Rregullatori i energjisë bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe janë të vlefshme deri më 31 mars të vitit pasues./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme