Grenell shpërthen pas vizitës së Ramës në Hagë: Jack Smith është një turp, po lejohet padrejtësia ndaj Thaçit

0 minutes, 54 seconds Read
Banner Description

Richard Grenell ka reaguar lidhur me vizitën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi në Hagë.

I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për misione speciale, përmes një postimi në platformën X, i ka dhënë plotësisht të drejtë Ramës, duke theksuar se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po bëhet një padrejtësi e vazhdueshme.

Grenell nuk i ka kursyer kritikat e ashpra ndaj ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith, duke e cilësuar atë si “një turp”.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen pasi kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi të enjten drejt Hagës, ku zhvilloi një takim me ish-presidentin Thaçi, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme