Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Veternik, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë.
Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë për “Indeksonline” se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe se ai tashmë po i nënshtrohet një ndëryrje kirurgjike. Çitaku tha se ai ka plagë një pjesën abdominale dhe se gjendet në sallën e operacionit.
“ Gjendja e tij është e rëndë. Ka plagë në pjesen abdoiminale dhe se për momentin është në sallën e operacionit”, ka thënë Çitaku./Indeskonline