Përfundimi i procesit të rinumërimit total të votave në komunën e Skenderajt ka sjellë ndryshime konkrete në tabelën e rezultateve për kandidatët e PDK-së.
Nga ky proces, figurat që pësuan rënie të votave janë Mërgim Lushtaku me 94 vota më pak, i pasuar nga Shahin Dervishaj me 42 vota dhe Sala Jashari me 36 sosh.
Gjithashtu, lëkundje të shifrave u vërejtën edhe brenda kampit të LDK-së. Pas rinumërimit të fletëvotimeve, kandidatit Halil Geci i janë zbritur zyrtarisht 22 vota nga rezultati paraprak. /lajmishqip.net
