Gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë në Francë me apel: “Jepini fund dhunës, po e përdorni nipin tim si pretekst…”

0 minutes, 56 seconds Read

Gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë në Francë ka bërë thirrje që dhuna të ndalet. Pas disa ditësh trazirash që nisën me vrasjen nga policia të Nahel-it, gjyshja e tij bëri një apel të dielën mbrëma.

“Ju drejtohem njerëzve që po bëjnë dëme, ndaloni. Mos shkatërroni shkolla dhe autobusë,” bëri apel zonja Nadia teksa shtoi se nipi i saj po përdoret thjesht si pretekst.

“Besojini drejtësisë. Jam e lodhur, vajza ime nuk ka më arsye të jetojë,” shtoi gjyshja e Nahel-it ndërsa shprehej se nuk është e mërzitur me policinë në tërësi por vetëm me efektivin që vrau nipin e saj.

“Ata janë policë të mirë, kam besim te drejtësia.”

Ndërkohë, ditën e sotme situata në Francë duket më e qetë ndërsa raportohet se në trazira ka humbur jetën një zjarrfikës 24-vjeçar në tentativa për të shuar një zjarr në Saint-Denis.

Gjatë natës u bënë 157 arrestime ndërsa autoritetet raportojnë edhe për tre të lënduar mes forcave të rendit.

Publikime te ngjashme