Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike – Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

1 minute, 25 seconds Read

Duke folur sot në Bundestag për buxhetin e vitit të ardhshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi bashkëqytetarët se po përballen me “probleme të mëdha ekonomike”.

Në këtë paralajmërim ai iu referua studimeve nga i gjithë vendi dhe si shkaktar i këtyre problemeve vuri në dukje plakjen e fuqisë punëtore. Prandaj ai beson se zgjidhja qëndron te emigracioni.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Nuk ka asnjë vend në botë me ulje të numrit të popullsisë në moshë pune që të ketë rritje ekonomike. Kjo është e vërteta me të cilën po përballemi”, vuri në dukje Scholz.

Në përgjigje të këtij problemi, ai kujtoi se qeveria kishte thjeshtuar rregullat ligjore për marrjen e shtetësisë dhe për punëtorët e kualifikuar.

“Ne duam që njerëzit të vijnë këtu për të punuar, për të mësuar gjuhën gjermane, për të respektuar ligjin, për të fituar bukën e gojës, por edhe për të pasur të drejtën e votës”, tha ai.

Ai po ashtu kujtoi se duhet investuar më shumë në infrastrukturë, raporton euronews.

“Në 10 vjet duhet të investojmë miliarda euro në rindërtimin e infrastrukturës sepse gjithçka është lënë pas dore prej vitesh. Kjo vlen për rrugët, rrjetin celular dhe shpejtësinë e miratimit të objekteve industriale”, theksoi ai.

Scholz siguron se qeveria e tij u jep përparësi të rinjve dhe familjeve.

“Ne po japim miliarda për të siguruar zgjerimin e shkollave dhe kopshteve”, theksoi ai.

Ai gjithashtu pohon se Gjermania ka potencial për të përmirësuar potencialin e saj të rritjes./Telegrafi

Publikime te ngjashme