Gjendet pa shenja jete një person në Dragash

0 minutes, 22 seconds Read

Një person pa shenja jete është gjetur ditë e shtunë në një lokal në Dragash.

Policia njofton se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Dragash 24.06.2023 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Publikime te ngjashme