Gara e ngushtë mes AAK-së dhe Nismës për një ulëse në Kuvend

0 minutes, 33 seconds Read

Një garë e ashpër po zhvillohet brenda koalicionit AAK-Nisma për një vend të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani, nga ky koalicion kanë siguruar mandate:

  • Ramush Haradinaj
  • Fatmir Limaj
  • Daut Haradinaj
  • Bekë Berisha
  • Time Kadriaj
  • Arbëreshë Krasniqi
  • Xhevahire Izmaku (falë kuotës gjinore)

Beteja kryesore po zhvillohet mes Lahi Brahimajt dhe Vesel Krasniqit për një ulëse të mbetur. Aktualisht, Brahimaj ka marrë 10,775 vota, ndërsa Krasniqi është shumë pranë me 10,529 vota.

Rezultati përfundimtar pritet të vendoset nga votat e diasporës dhe ato me kusht, të cilat do të jenë përcaktuese për fituesin e kësaj gare të ngushtë.

Publikime te ngjashme