Fundi i luftës me Iranin: Donald Trump zbulon “ndjesinë” që do të përcaktojë mbylljen e konfliktit

1 minute, 13 seconds Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante lidhur me përfundimin e konfliktit me Iranin. Ai theksoi se do ta kuptojë mbylljen e kësaj lufte vetëm në momentin kur do ta “ndiejë” atë personalisht.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “The Brian Kilmeade Show” në Fox Radio, i pyetur se si do ta identifikojë fundin e operacioneve, Trump u shpreh në mënyrë intuitive. “Kur ta ndiej, në rregull, do ta ndiej në kockat e mia,” deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Megjithatë, pak çaste përpara kësaj deklarate, presidenti amerikan dha shenja optimizmi për një përfundim të shpejtë të luftimeve. Ai la të kuptohet se ky konflikt mund të mos ketë një jetëgjatësi të madhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Nuk mendoj se do të zgjasë edhe shumë,” u shpreh shkurtimisht Trump, duke shtuar dozat e kureshtjes rreth strategjisë që po ndiqet aktualisht në terren.

Duhet theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë duke i vazhduar pa ndërprerje operacionet e përbashkëta ushtarake kundër Iranit. Kjo fushatë sulmesh nisi zyrtarisht më 28 shkurt, duke tensionuar situatën gjeopolitike.

Që prej fillimit të këtij operacioni madhor ushtarak, qëndrimet e presidentit Trump kanë qenë shpeshherë të larmishme. Ai ka dhënë sinjale të ndryshme në kohë të ndryshme lidhur me atë se sa mund të zgjasë realisht ky konfrontim i armatosur./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme