Franca i jep Serbisë avionët Rafale, çfarë fshihet pas?

0 minutes, 36 seconds Read

Serbia arriti marrëveshjen me Francën, për të blerë prej saj avionët e sofistikuar ushtarakë Rafale.

Marrëveshja prej 3 miliardë eurosh u nënshkrua teksa presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë në Beograd, ndërsa për shumë eksperte ajo cilësohet si një strategji më afatgjatë që synon të afrojë Serbinë me Bashkimin Europian.

Presidenti Macron e quajti marrëveshjen historike dhe të rëndësishme” dhe vlerësoi “guximin” e Serbisë. “Është një demonstrim i vërtetë i frymës evropiane”, tha ai.

Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.

 

Publikime te ngjashme