Pak orë përpara ndeshjes Shqipëri – Serbi, tifogrupi më i madh i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë kundër bashkëorganizimit të Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Nëpërmjet një serie banerësh të publikuar në rrjetet sociale, grupi ka përcjellë mesazhe të fuqishme, duke theksuar se nuk mund të ketë normalizim apo harresë përballë së kaluarës historike. Banerët artikulojnë qartë kundërshtimin e tyre me parrulla domethënëse:
- “Bashkë me shkije? Kurrë në emër të SHQIPTARËVE!”
- “Historia nuk harrohet për një Evropian.”
- “Jo harresë, jo bashkëorganizim me gjakatarin.”
- “Fëmijët tanë nuk panë Europian, panë luftë.”
- “Nderi nuk blihet me futboll!”
- “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13,000 SHQIPTARËVE.”
Ky reagim vjen në prag të ndeshjes që do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, duke e bërë edhe më të theksuar kundërshtinë e tyre ndaj çdo forme të bashkëpunimit sportiv me Serbinë në këtë nivel.
View this post on Instagram