Emrush Thaçi, ish-drejtor i burgjeve, tha se e ka njohur personalisht Faton Hajrizin dhe ai nuk bën asgjë pa vetëdije.
Ai tha se Fatoni është inteligjent dhe i shkathët fizikisht.
“Ne (sistemi) e kemi kriju e ushqy një të mitur me krim kohë pas kohe dhe ai gradualisht ka marrë fuqi, përvojë, unë si drejtor jam taku disa herë me të, Fatoni asnjë gjë nuk e bën pa vetëdije. Është inteligjent, i shkathët fizikisht, ka tentu disa herë edhe mua ndoshta e tjerët t’i vëjë në provë me arritë qëllimin e vetë”, tha Thaçi në Pressing.
“Si sistem ka dështu ta risocializojë një të mitur, ai fillon me ikjet”, tha më tej Thaçi.