Profile zyrtare në Instagramet përkatëse të Eglës dhe Ilnisës kanë postuar reagimet e ashpra nga familjarët.
Ndërkohë që banorët brenda shtëpisë përfshihen në debate të shumta, nga ana tjetër janë edhe familjarët jashtë që shpesh herë nëpër intervista të ndryshme japin mendimet e tyre për lojën që bëhet brenda shtëpisë.
Së fundmi, një deklaratë e Ilnisës është bërë virale në rrjetet sociale, në të cilën e pyet Eglën nëse do të shkojë në emisionin e Saimirit, të cilin aktorja e ka akuzuar për ngacmim seksual.
“Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të dëgjosh dicka të tillë sidomosh kur janë situata kaq delikate, me një tematik që prek të gjitha femrat e botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është. Ndoshta “Ilnisat” si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë patur nevojë të përballen me këto lloj traumash sepse e kanë zgjidhur sitatën shumë lehtë, duke u bërë e dashura e nën drejtorit dhe në këtë rast ka përfituar një vend pune pa meritë. Jo të gjitha femrat e bëjnë këtë por përkundraz respektojnë veten duke mos pranuar kurrësesi një vend punë në këtë lloj forme dhe për më tepër kanë guxim të ngrejën zërin për ta bërtitur si rast dhe për t’i denoncuar këto mostrash që përfitojnë nga detyra e tyre për egot dhe kënaqësitë e tyre”, shkruhet në profilin e Eglës.Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar profili zyrtar i Ilnisës, në të cilin shkruhet:
“Meqë në profilin e Eglës paska ardhur një reagim nga “familjarët” e kësaj të fundit, mbi një bautëq.pyetje të Ilnisës, ndërkohë që paskan qenë me sy e vesh të mbyllur për cdo gjë tjetër që Egla ka nxjerrë nga goja. Këta familjarë të Eglës jo vetëm nk reaguan por shpifën dhe kundërakuzuan një fenomen që u bërtit nga vet Egla, duke i përbaltur femrat dhe duke i quajtur ato “Ilnisa”. Kjo tregon shumë dhe mbase edhe përdorimi i një teme kaq sensitive nga vet Egla, thjesht për të fituar pikë te të gjitha ato vajza dhe gra që janëndeshur me një situatë të tillë kaq të shpifur. Por meqë këta familjarë reaguan, le të na thonë edhe se cfarë eksperience ka Egla në të mësuarit të seksit dhe pozicionit të misionarit të një vajze 10-vjecare, meqë do ja tregonte vet Anaisit. Dhe tjetra, a vazhdon Egla Ceno të paguhet nga teatri i Elbasanit prej tre muajsh? Ndërkohë që e gjithë Shqipëria e di që Egla nuk ka shkelur asnjëherë në teatër këto kohë sepse është 24 orë ne kamera brenda shtëpisë”.