Evropa po përgatitet për një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit në fundjavë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në disa vende.
Sipas shërbimit zyrtar meteorologjik të Francës, katër departamente jugore, përfshirë Bouches-du-Rhone, Gard, Herault dhe Pyrenees-Orientales, janë nën alarm për valë të nxehti, ndërsa 14 departamente pritet të jenë të shtunën.
Janë lëshuar gjithashtu alarme për rreziqe “të rënda” të zjarreve në pyje.
Meteorologu francez, Jerome Cerisier, thotë se ata presin 10 deri në 15 gradë mbi mesataren sezonale, shkruan Euroneës..