Emri i tij po qarkullon për Ministër të Arsimit: flet Ardian Gola pas zërave për kabinetin Kurti 3

0 minutes, 50 seconds Read

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar raportime se profesori universitar, Ardian Gola, pritet të emërohet Ministër i Arsimit në kuadër të kabinetit të ri qeveritar “Kurti 3”.

Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar personalisht zotin Gola për të marrë një qëndrim zyrtar. Ndonëse fillimisht e ka mohuar vërtetësinë e këtyre lajmeve në këtë fazë, ai është shprehur i gatshëm për të marrë përsipër këtë përgjegjësi nëse një gjë e tillë do t’i kërkohej nga strukturat e partisë.

‘’Janë qarkullime publike dhe dëshira të njerëzve; për momentin nuk ka asgjë të vërtetë. Kjo mbetet çështje e strukturave. Ka shumë detyra që mbase nuk i dëshirojmë, por i pranojmë për shkak të përgjegjësisë sonë profesionale’’, ka deklaruar Gola.

Vlen të theksohet se Ardian Gola doli mjaft i fuqishëm nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku arriti të siguronte gjithsej 34,201 vota. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme