Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte në Tiranë se “heqja e dinarit është një përpjekje e qartë e Kurtit për të dëbuar serbët nga Kosova”.
“Sido që të ndodhë, ne do t’i sigurojmë paratë për popullin tonë” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se i “kupton vuajtjet e popullit serb në Kosovë” duke shtuar në stilin e tij prej aktori se “i dalin lotët kur sheh njerëzit tanë duke pritur para bankomatit”.
“Dhe ne mund t’u japim atyre tre herë më shumë se sa u japim normalisht” ka thënë Vuçiq.
Më tej ai ka thënë se Kurti po do të shndërrohet “në një legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”.