Elon Musk i bashkohet bisedës Trump – Zelensky

0 minutes, 52 seconds Read

Miliarderi Elon Musk iu bashkua bisedës telefonike mes Donald Trumpit dhe presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky pas fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale në Amerikës, një tjetër shenjë që tregon ndikimin që mund ta ketë shefi i Teslas në administratën e dytë të Trumpit, raporton “Axios”.

Sipas raportimit, Zelensky “disi u qetësua” nga ajo që i tha Trumpi në telefon.

Gjatë fushatës, Trumpi premtoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë në “24 orë” pas marrjes së detyrës, gjë që ngriti shqetësimet se një marrëveshja e tillë do t’i konvenonte Rusisë.

Sipas “Axios”, telefonata midis Trumpit dhe Zelenskyt zgjati rreth 25 minuta dhe “presidenti i zgjedhur tha se do të mbështesë Ukrainën, por nuk u fut në detaje”.

“Tri burime të informuara për telefonatën thanë se Zelensky ndjeu se telefonata shkoi mirë. Zelensky nuk mbeti i dëshpëruar”, raporton “Axios”.

Sa i përket Muskut, ai i tha Zelenskyt se “do ta vazhdojë ta mbështesë Ukrainën përmes satelitëve Starlink”.

Publikime te ngjashme