Ekzekutim makabër në Zaporizhia: Rusia vret sy robër Lufte, droni Ukrainas hakmerret brenda 20 minutave

1 minute, 8 seconds Read

Dy ushtarë ukrainas të kapur rob janë ekzekutuar me gjakftohtësi nga trupat ruse në rajonin e Zaporizhzhias, sipas organizatës ukrainase Deep State, e cila ka publikuar edhe një video të momentit të dyshuar të vrasjes.

Sipas raportimit, ushtarët rusë që kryen ekzekutimin u eliminuan rreth 20 minuta më vonë nga një dron vëzhgues dhe sulmues ukrainas. Pamjet po qarkullojnë gjerësisht në mediat ukrainase dhe kanë nxitur reagime të forta zyrtare ndërkombëtare.

Dmytro Lubinets, Avokati i Popullit për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, dënoi ashpër vrasjet, duke theksuar se ngjarje të tilla tregojnë “sjellje kriminale sistemike” nga ushtria ruse. Ai bëri të ditur se ka njoftuar zyrtarisht Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-në për incidentin e dokumentuar.

Ekzekutimi i të burgosurve të luftës përbën një shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës dhe konsiderohet krim i rëndë ndërkombëtar.

Sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), vetëm në muajin maj janë dokumentuar mbi 150 raste ku ushtarë ukrainas janë ekzekutuar menjëherë pasi janë dorëzuar forcave ruse.

Kievi akuzon Moskën se po përdor metoda të jashtëligjshme dhe mizore në frontin e luftës. Ushtria ruse nuk ka reaguar ende zyrtarisht për këto akuza të rënda./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme