epa10883360 An armed Kosovo police officer stands guard along a road near the village of Banjska, Kosovo, 26 September 2023. A Kosovo Albanian police officer on 24 September was killed by Serb gunmen, who later barricaded themselves in the XIV century Serbian Orthodox Banjska monastery and traded gunfire with Kosovo police for hours. The police regained control of the area late on 24 September. The incident comes at a fragile moment in the Kosovo - Serbia European Union-facilitated dialogue to normalize tie

Eksperti serb i sigurisë thotë se ishte e pamundur të organizohej aksioni në Banjskë pa Radoiçiqin

3 minutes, 57 seconds Read

Eksperti serb i çështjeve të sigurisë, Srgjan Hercigonja, nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd, ka deklaruar se nëse shërbimet serbe të sigurisë nuk e kanë ditur se po përgatitej një incident i armatosur në Kosovë, atëherë ato kanë rënë në provim.

Ai thotë se duke marrë parasysh historinë e ngjarjeve në Kosovë, është thjesht e pabesueshme që të ndodhë diçka e tillë dhe aq afër kufirit pa dijeninë e strukturave të caktuara të sigurisë në Serbi.

“Pyetja e vetme është se në cilin nivel të atyre strukturave dihej kjo. Mendimi im bazohet në informacionet që kam dhe duke pasur parasysh historinë e incidenteve në Kosovë, është e vështirë që diçka e tillë të ndodhë pa dijeninë e strukturave tona. Dhe nëse nuk e dinin, atëherë është një gabim i madh dhe në atë rast do të duhej të përcaktohet përgjegjësia. Përcaktimi i përgjegjësisë nuk është kompetencë kushtetuese e Aleksandar Vuçiqit, por meqenëse është ai që vazhdimisht inicion dhe kërkon përgjegjësi, edhe në këtë rast mund t’i sugjerojë Qeverisë që të iniciohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë. Kjo është puna e qeverisë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kemi dëgjuar nga ministritë tona të ‘forcës’ apo nga kryeministrja se çfarë kanë bërë aparatet tona të sigurisë”, tha për “N1“, Hercigonja.

Duke komentuar sulmuesit e armatosur në Banjska, ai theksoi se ata mund të quhen njësi paraushtarake, parapolicore apo parapartiake, nëse vërtetohet se Milan Radoiçiq ishte një nga organizatorët e sulmit të armatosur.

“Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse pastaj përfshihet edhe elementi politik. Dhe të gjitha provat që i kemi deri më tani, dhe nëse marrim parasysh rolin e tij në Kosovë, është thjesht e pabesueshme që diçka e tillë të organizohet atje pa dijeninë dhe miratimin e tij. Po, mund të themi se është një forcë parapolicore, sepse ai është nënkryetar i Listës Serbe, e cila është përfaqësuesi i vetëm legjitim politik i serbëve në Kosovë. Dhe nëse konstatohet përfshirja e tyre, dhe i gjithë ky rast cilësohet si akt terrorist në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe, do të ketë pasoja të rënda në lidhje me negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo do të thotë se Lista Serbe e humb legjitimitetin e saj si bashkëbisedues, sepse nuk mund të negociosh me një organizatë terroriste dhe çfarë mund të ndodhë nëse vërtetohet përfshirja e Radiçiqit”, shpjegoi Hercigonja.

Ai po ashtu ka deklaruar se është e rrezikshme sepse në atë rast, siç tha ai, krijohet një vakum sigurie sepse Lista Serbe është e ngarkuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në veri të Kosovës “nga prapavija”.

“Në rastin e eliminimit të tyre krijohet një vakum nga i cili dikush mund të përfitojë dhe ato mund të jenë Beogradi dhe Prishtina, mund të vijë deri te dhuna”, ka theksuar ai.

Duke komentuar faktin se KFOR-i nuk ka ndërhyrë në konfliktin e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe sulmuesve në Banjskë, Hercigonja ka theksuar se KFOR-i ka konsideruar se në bazë të analizave operative nuk ka pasur nevojë të ndërhyhet.

“Përfshirja e KFOR-it në praktikë është gjithnjë e më pak që kur ndërtuar Policia e Kosovës. Ata ndërhyjnë vetëm kur popullata kërcënohet seriozisht, dhe atëherë ka edhe një lloj marrëveshjeje dhe praktike. Ndërsa, praktika e fundit është që as KFOR-i dhe as EULEX-i nuk ndërhyjnë nëse nuk kanë nevojë. Kjo do të thotë se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të dhunës. Edhe në këtë incident KFOR-i dhe EULEX-i gjatë gjithë kohës kanë qenë në komunikim me policinë e Kosovës dhe në bazë të informatave që kanë marrë prej tyre kanë konsideruar se nuk ka pasur nevojë të intervenojnë. Ata morën një vendim bazuar në analizat operative”, shpjegoi Hercigonja.

Ndërsa ka komentuar rolin e Radoiçiqit në Banjskë, ai tha se nuk ka mundësi që Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë dhe se ai tashmë është akuzuar për gjëra të tjera para institucioneve të Kosovës, por se ai është gjatë gjithë kohës në Serbi.

“Ai mund të përgjigjet para institucioneve të Prishtinës vetëm nëse diçka ndryshon në mënyrë drastike në raport me mbështetjen që ka nga Beogradi”, përfundoi ai. /Telegrafi

Publikime te ngjashme