E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya është duke iu drejtuar të pranishmëve në Parlamentin Evropian, shkruan Sky News.
“Bashkëshorti im kurrë nuk do ta sheh sesi të do të duket e ardhmja e Rusisë, por ne duhet ta shohim”, tha ajo.
“Do të bëj më të mirën që ëndrra e tij të realizohet. E liga do të bie, dhe e ardhmja e bukur do të vijë”, shtoi Navalnaya.
Ajo vazhdimisht po duartrokitet derisa po mban fjalim në Parlamentin Evropian. Me raste gjatë fjalimit ajo po pauzon për shkak se është pushtuar nga emocionet.
Navalnaya theksoi se “përbindëshi” Putin nuk do të mundet përmes sanksioneve.
“Vladimir Putin nuk mund të mundet përmes sanksioneve. Nuk keni të bëni me një politikan, por me një përbindësh”, shtoi ajo.
E veja e Navalny e quajti presidentin rus si “kreun e grupit të organizuar kriminal” që ka “këlyshët” përreth tij.
“Janë dhjetëra miliona rusë që janë kundër luftës, kundër Putinit dhe të keqes që ai e sjell”, shtoi Navalnaya.
“Nuk duhet t’i persekutojmë, përkundrazi – duhet të punojmë me ta”, theksoi rusja.
Gjithashtu bëri të qartë se Putin “duhet të përgjigjet” për luftën e filluar në shtetin fqinj – Ukrainën si dhe për vdekjen e bashkëshortit të saj.
“Putini vrau bashkëshortin tim. Ai është torturuar për tre vite me urdhrat e Putinit”, tha ajo derisa i dridhej buza kur fliste.