Një zjarrfikës ka humbur jetën sot në Klinë, ndërsa ishte në krye të detyrës.
Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi ishte duke ndërhyrë për të shuar një zjarr, kur papritur u rrëzua në tokë.
“Rreth orës 13:50, stacioni policor mori një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Gjatë ndërhyrjes, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë”,” tha Gashi.
Ai u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.
Policia e Kosovës ka dal me apel për qytetarët që të kenë kujdes nga zjarret.
Duke e marrë parasysh që jemi në sezonin veror, policia apelon që te jemi vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.
Përkundër kësaj, është rritur numri i zjarreve në disa komuna të vendit./Telegrafi