E rëndë në Ferizaj: humb jetën punëtori 59-vjeçar

0 minutes, 47 seconds Read

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur qytetin e Ferizajt sot rreth orës 11:00. Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha”. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht për mediat nga zyrtari i Policisë, Kanun Veseli.

Sipas informacioneve të para, njoftimi për incidentin është pranuar rreth orës 11:45. Patrullat policore dhe ekipet emergjente mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e viktimës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Dyshohet se viktima, një burrë i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës gjatë kryerjes së punimeve. Policia ka rrethuar zonën për të siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë angazhuar njësitë e hetimeve, forenzika rajonale dhe inspektorët komunalë të punës për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Publikime te ngjashme