E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

0 minutes, 52 seconds Read

Seanca pranverore e Kuvendit të Serbisë nisi më 4 mars mes tensioneve dhe kaosit, pasi në sallë u hodhën bomba me tym.

Në mes të kësaj atmosfere të tensionuar, kryeparlamentarja Ana Brnabiq shfrytëzoi foltoren për të sulmuar opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.

Gjatë fjalës së saj, ajo përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e përsëritur terminin “shiptari”.

Teksa fliste, Brnabiq mbante në duar artikuj të mediave kosovare që kishin raportuar për zhvillimet në Parlamentin e Serbisë.

Ajo pretendoi se opozita serbe, për shkak të reagimeve të shqiptarëve, po paraqitet si “heroike”.

Në lidhje me këtë deklaratë, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, reagoi në platformën sociale X, duke e kundërshtuar pretendimin e Brnabiqit. Ai theksoi se Kosova është një demokraci dhe se Kurti nuk ka asnjë kontroll mbi mediat.

“Një sqarim për Ana Brnabiq: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, shkroi Zulfaj.

Publikime te ngjashme