E dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi live në rrjetet sociale, policia në Mançester e arreston burrin

0 minutes, 46 seconds Read

Një burrë është arrestuar pasi u shfaq në një video duke e djegur Kuranin në qytetin britanik Mançester, vetëm dy ditë pasi një burrë tjetër u qëlluar për vdekje në Suedi, pasi kishte bërë të njëjtën gjë.

47-vjeçari, u arrestuar nën dyshimin për “fyerje raciste” në afërsi të memorialit Glade of Light, ka njoftuar policia britanike, transmeton Telegrafi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai vazhdon të jetë në paraburgim, pasi transmetoi direkt në rrjetet sociale duke djegur Kuranin.

E veprimi i tij ndodhi dy ditë pasi Salwan Momia, një aktivist anti-islamik në Suedi, u qëlluar për vdekje në afërsi të Stokholmit, pasi kishte djegur Kuranin në vitin 2013.

“Kuptojmë brengën që kjo mund të shkaktoj pakënaqësi në komunitet, e në veçanti pas transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të këtij veprimi”, u tha nga policia në Mançester./Telegrafi

Publikime te ngjashme