Dy serbë votojnë në një pikë votimi në Leposaviq

0 minutes, 27 seconds Read

Janë orët e para të hapjes së qendrave të votimit në veri të Kosovës dhe deri tani, dy pjestarë të komunitetit serb kanë votuar në një pike të votimit në Leposaviq.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur komisioneri, Enver Aliu.

“Po, i kemi dy votues për momentin, po presim edhe të tjerë. Kanë qenë serbë..”, ka deklaruar Aliu.

Në këtë qendër, tregon Aliu, janë 4983 votues.

Materiali në këtë pike ka arritur rreth orës 6;30, mëngjesin e së dielës.

Publikime te ngjashme