“Dushani” – I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri është me origjinë shqiptaro-boshnjake, dikur quhej Sulejman!

0 minutes, 45 seconds Read

Dushan Obrenoviq raportohet të jetë emri i të riut serb që u rrah dje nga – siç dyshohet – zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të tij në Zveçan. Por, ai raportohet se ishte konvertuar në serb ortodoks, pasi kishte lindur nga një martesë e një shqiptari me një boshnjake.

Avokati i z. Obrenoviq ka njoftuar që ai ndodhet në paraburgim dhe në gjendje të rëndë fizike shkaku i rrahjes.

I pyetur për konvertimin e tij, ai kishte thënë që askush nga familja nuk kishte kundërshtuar, raporton Kosovo-Online.

“Për shembull, babai im është atesit… më pat thënë: “bir, nëse ke vendosur kështu, është puna jote,” në ditën e Shën Markut kur u pagëzova nga ati Danilo,” – kujtonte Dushani.

Ai më tej thoshte se kishte edhe myslimanë por edhe ortodoksë që nuk e kishin pranuar aq mirë vendimin e tij.

Publikime te ngjashme